Ky është tifozi special i Llapit (FOTO)

Treva e llapit ndër vite ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës. Mirëpo, me largimin e Hysit dhe Besianës (i shuan aktivitet), kjo trevë mbeti pa përfaqësim në rangun elitë. Megjithatë, që nga edicioni i ardhshëm do të ndryshojnë gjërat pasi që KF Llapi tashmë e ka prerë një ‘biletë’ për Superligë.

Ndihmë të madhe futbollistëve të trajnerit Tahir Batatina, patën edhe nga tifozët ‘Legjendat’.

Ndryshe, një tifoz i njohur si ‘Moni’ (foto) ka marrë rrugë nga Podujeva për në Obiliq, derisa ulur në motoçikletën e tij, për 90-minuta e ka parë ndeshjen Llapi – Rahoveci (5:0). Llapi ndeshjet si vendas po i luan në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq.

FOTO: Mërgim Muçolli.

ll lla llap llapi