Në qendrën e fizioterapisë dhe rehabilitimit sportiv, Physio Miracle, tash e disa muaj sportistët mund të bëjnë vlerësimin e kapacitetit aerobik të ushtrimeve duke matur vlerën Max 02.
Kjo bëhet në bazë të moshës, gjinisë, kondicionit të fitnesit me pajisjet e teknologjisë së fundit dhe nën përkudesjen e stafit profesional.
Ky vlerësim do t’iu ndihmojë ta shihni nivelin tuaj kondicional dhe mënyrën se si duhet trajtuar përgatitjet para ndeshjeve. Rëndësia më e madhe e këtij testi është para fillimit të stinorit ose tash pas pushimit nga pandemia e COVID-19.
Ky test po rekomandohet edhe nga ekipjet mjekësore të shumicës së klubeve, por të shikuar kapacitetin e sportistëve para fillimit të aktivitetit profesional dhe garave zyrtare.
Physio Miracle është qendra më e avancuar në rajon sa i përket rehabilitimit sportiv dhe pika referente për klube dhe sportistë dhe e ka lokacionin në Kalabri, Prishtinë. /Gazeta Olle/