Ky është talenti i rivalëve të Superligës, të cilin e pëlqen shumë Arsim Kabashi

Almir Kryeziu po lë shenjën e tij në këtë sezon.

Talenti i Arbërisë ka shkëlqyer deri më tani duke bërë shumë tifozë të dashurohen pas lojës së tij, shkruan Gazeta Olle.

Një nga personat që kanë mbetur të mahnitur nga cilësitë e Kryeziut është edhe Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.

Suharekasit janë interesuar më parë për sulmuesin e krahut, por që për momentin ai ka vendosur të mbetet tek Arbëria, të paktën deri në fund të sezonit.

Në postimin e fundit të postuar nga Almir Kryeziu në rrjetet sociale vihet në pah edhe admirimi dhe respekti që Kabashi ka për të.

22 vjeçari ka publikuar një fotografi me Bernard Berishën, teksa aty ka komentuar edhe numri një i Ballkanit.