Ky është shorti i skuadrave shqiptare në Ligën e Evropës

Kukësi do të luajë me Torpedon e Bjellorusisë në rrethin e parë të Ligës së Evropës.

Shorti i tërhequr pak më pak, ka bërë që skuadra shqiptare të përballet me bjellorusët.

Partizani do të luajë me norvegjezët e Stromsgodsedit, kurse Laçi me Inter Baku të Azerbajxhanit.

Nga skuadra shqiptare të Maqedonisë, Shkëndija takohet me Aberdenin e Skocisë, kurse Renova me Dacia Chisinau të Moldavisë.

 

Të gjitha skuadrat shqiptare, ndeshjet e para i luajnë si vendas.