Ky është rezultati i Nora Gjakovës në Baku

Xhudistja Nora Gjakova ka mposhtur francezen Laetitia Blot, për të vazhduar tutje.

Ajo fitoi pikët kryesore me Ëazzari, por kundërshtarja u dorëzua dhe fitorja iu llogaritë me Ippon.

Në kategorinë deri 57 kilogramë, Nora Gjakova është e 38-ta në ranglistë, ndërsa kundërshtarja e saj, francezja Laetitia Blot është e 12-ta.

Blot 32-vjeçare ka qenë kampione e botës dhe Evropës, por në gara ekipore.

Në konkurrencë individuale ka fituar turne, por jo ata të nivelit më të lartë.

Bartëse në grupin e Norës është rumunja Corina Caprioriu, e dyta në ranglistën botërore.

Gjakova 22-vjeçare e nisi vitin me një vend të parë në African Open në Tunis dhe një vend të tretë në European Open në Sofje, por më pas u eliminua herët nëpër gara.