Nuk munguan urimet nga personalitet e ndryshme shqiptare, duke përfshirë këtu edhe futbollistët e Kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka reaguar shpejt në rrjetet sociale, duke postuar një foto të Gjakovës me mbishkrimin:
”Urime Nora Gjakova! Krenaria Jonë”
Urime Nora Gjakova! Krenaria Jonë🥇 🇽🇰 #Tokyo2020 pic.twitter.com/bvs0mN7fNP
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) July 26, 2021
Xhudistja nga Kosova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.
Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, pas asaj të Distria Krasniqit qysh në ditën e parë të garës më të madhe për sportistë në botë.
/Gazeta Olle/