Ky është Rashica, shënon supergol për Beshiktashin (VIDEO)

Milot Rashica e ka gjetur rrugën e rrjetës pas kthimit nga lëndimi te Beshiktashi.

Rashica ka shënuar në minutën e katërt të ndeshjes, që Beshiktashi po e luan në transfertë te Rizerspori.

27-vjeçari nga Kosova shënoi nga jashtë 16-metërshit me të majtën, duke e lënë portierin vendas Akkan pa gjasa për reagim.

Ishte ky goli i tretë i Rashicës me fanellën e gjigantit turk në Superligë. Ka edhe një asistim.

VIDEO:

Ballkani, Llapi dhe Liria me borxhe, FIFA ia bllokon mërkaton

11-tëshja më e mirë për vitin 2023, dominon City, Cristiano Ronaldo jashtë, por jo dhe Messi