Ky është plani i Kosovës deri te ndeshja me Islandën

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar sot grumbullimin në hotel ‘Emerald’ për ndeshjen e së premtes kundër Islandës, që zhvillohet në Shkodër.

Para nisjes për në Shqipëri, përzgjedhësi Albert Bunjaku ka vendosur që një stërvitje ta mbajë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

E martë, 21 mars

10:00 – 11:30 – Stërvitje në stadiumin e Feronikelit në Drenas

11:30 – 11:45 – Koha e medieve për intervista

14:00 – Nisja për Shkodër

E mërkurë, 22 mars

14:00 – 15:30 – Stërvitje

15:30 – 15:45 – Koha e medieve për intervista

E enjte, 23 mars

17:00 – 18:15 – Stërvitje në stadiumin “Loro Boriçi”

18:30 – 19:00 – Konferencë për media e përzgjedhësit Albert Bunjaku