Ky është plani i Allegrit për të ndalur Barcelonën

 Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka dalë në konferencën për shtyp të premten, ku ndër të tjera është pyetur edhe për finalen e 6 qershorit.

Skuadra e tij do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve me Barcelonën në Berlin.

Por, cili është plani i tij për të ndalur Barcelonën.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, por është finale ashtu siç ishte të mërkurën. Në këto 15 ditët e ardhshme ne duhet të punojmë mentalisht dhe fizikisht për të marrë formën optimale para shkuarjes në Berlin. Ne duhet të jemi 150 për qind”, tha Allegri në konferencën e sotme për shtyp, shkruan Gazeta Olle.com.

Juve të mërkurën fiti trofeun e dytë, atë të Kupës së Italisë, ku mposhti 2:1 Lazion. Të tretin po e kërkon në Berlin. (Gazeta Olle)