Ky është personi i vetëm të cilit iu është “fshehur” vdekja e Maradonës

Derisa e gjithë bota po vajton për Diego Maradonën, vdekja e tij i është fshehur një njeriu.

Famën më të madhe Maradona e mori në vitin 1986, kur çoi Argjentinën në finalen e Kupës së Botës. Trajner i kësaj kombëtareje atëkohë ishte Carlos Bilardo.

Bilardo aktualisht është njeriu i vetëm në botë nga i cili është fshehur vdekja e Diegos, dhe kjo u konfirmua nga vëllai i tij, Jorge.

“Ne e fikëm TV-në e Carlos, nuk duam që ai të dijë për vdekjen e Diegos, ai e do atë dhe do ta ketë shumë të vështirë kur ta kuptojë atë”, ka deklaruar Jorge, përcjell lajmi.net.

“Për Carlos, ai ishte një djalë që nuk e kishte. Ai e mori atë shumë herë te skuadrat ku punoi”.

82 vjeçari Bilardo ishte trajneri i parë i Argjentinës që i dha shiritin e kapitenit Diego Maradonës.