Ky është objektivi kryesor i Bayern Munich

Bayern Munchen po kërkon transferimin e Dayot Upamecano

Kryetar i Bordit Ekzekutiv të FC Bayern Munchen, Karl Heinz-Rummenigge ka konfirmuar se klubi i tij është i interesuar për të siguruar shërbimet e Dayot Upamecano.

Arsyeja kryesore pse Bavarezët janë vënë pas këtij lojtari është pikërisht largimi i David Alabas nga klubi, e tani Upamecano mendohet të jetë lojtari i duhur për ta zëvendësuar atë.RP Leipzig i ka vendosur lojtarit të tyre një klauzolë prej 42 milion eurove, e cila do të bëhet aktive gjatë afatit kalimtar të janarit.

Shumë klube janë të interesuara për të, mirëpo Bayern ka shprehur publikisht interesimin për 22 vjeçarin.

“Ne do të merremi me këtë gjë, jo vetëm me këtë lojtar, por parimisht me të gjitha pozicionet ku ne duam dhe duhet të bëjmë diçka më tepër”, tha Rummenigge.

Kur u pyet nga Sport Bild nëse është arritur një marrëveshje, ai u përgjigj duke thënë: “Është shumë herët për diçka të tillë, ai akoma është një lojtar i Leipzigut deri në fund të sezonit. Por, ne e dimë se ai ka një klauzolë”, përfundoi kryetari i bordit të Bayernit.Në garë për lojtarin janë edhe Manchester United dhe Liverpool.