Ky është numri i skaudrave kosovare që këtë verë priten të luajnë në Evropë

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e mbajtur dje, ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Garat në Ligën e Parë, Ligën e Dytë, në dy Ligat e Treta, si dhe në Ligën e Femrave janë anuluar, derisa Superliga e Kosovës do të vazhdojë nga 7 qershori, raporton “Zeri.info”.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për skuadrat elitare kosovare që do të marrin pjesë në garat evropiane.

Dy skuadrat e para në renditjen tabelore do të marrin pjesë në garat preliminatore të UEFA-s.

Ndërkaq, fituesi i Kupës së Kosovës do të kualifikohet poashtu në Ligën e Evropës.

Tutje, nga kampionati elitar kosovar do të largohen katër skuadra, dhe do të jenë pjesë e Ligës së Parë për edicionin e ardhshëm.