Ky është numri i Kondogbias te Interi (FOTO)

Inter prezanton mesfushorin e tyre të ri. Geoffrey Kondogbia është në Milano, ku i ka kryer kontrollimet mjekësore dhe ka pozuar me fanellën e tij të re me numrin shtatë.

Francezi që i kushtoi Interit plot 36 milionë euro, ka falënderuar njerzit e  Monacos. “Faleminderit për këto dy vite plot emocionenë veçanti për Ranierin, Jardim, shokët e mi, z Vasilyev dhe z Rybolovlev”, tha Kondogbia.