Kosova do të jetë nikoqire e Greqisë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
E futbollistët e Kosovës sonte do të kenë edhe një ndihmë shtesë, pasi nga shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” do të kenë përkrahjen e “Dardanëve”.
Sipas vendimit nga Qeveria e Kosovës, vetëm 10% e hapësirës së stadiumit do të jetë në dispozicion dhe kjo hapësirë do të jetë e rezervuar për të dyja ekipet, tifozerinë “Dardanët”, protokollin e shtetit dhe stafin organizativ.
Kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha, për “Kosova Press” ka konfirmuar se sonte do të jenë të pranishëm 400 tifozë dardanë.