Ky është njoftimi i “Dardanëve” përpara udhëtimit në Greqi

Kombëtarja e Kosovës këtë muaj do zhvillojë dy ndeshje, miqësore ndaj Jordanisë dhe ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës ndaj Greqisë.

 

‘Dardanët’ nuk kanë shanse për kualifikim, por do mundohen ta mbyllin aventurën me rezultat pozitiv ndaj grekëve.

Kryetari i ‘Dardanëve’, Lulzim Berisha përmes një postimi në Facebook, ka ftuar të gjithë tifozët që kanë vizë ‘Shengen’, të vijnë në ‘FanClub Dardanët’, e pastaj të udhëtojnë për në Athinë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

‘Po shkojmë në Greqi!

Luanët tanë përballen me Greqinë në Athinë më 14 nëntor 2021,në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për botëror.

Të gjithë Dardanët që posedojnë Vizë Shengen, dhe ishim bashk në organizime gjindandej botës ju ftojmë që të vini në ‘FanClub Dardanët’ për tu njoftuat rreth udhëtimit dhe organizimit tonë.

Me ty Kosovë deri në vdekje!

Në humbje e fitore.

Forca Dardanët, përpara Kosovë’, shkroi ai.

Kurtaj rrëfehet për stinorin aktual – puna me Morinën, synimi i tij kryesor dhe premtimi për tifozërinë “Ujqit”

E zbulojnë nga Spanja, klubi i La Liga-s interesohet për futbollistin e kombëtares