Ky është momenti kur Donjeta Sadiku mposht boksieren japoneze në Kampionatin Botëror të boksit (VIDEO)

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të Boksit “Stamboll 2022”, duke shënuar fitore bindëse 5:0 ndaj japonezes, Ayska Taguchi, kategoria 57-60 kg.

Donjeta boksoi natën e mbrëmshme, ndërsa po garon në kategorinë deri 60 kilogramë.

Përballë e kishte boksieren nga Japonia, Ayaka Taguchi. Donjeta ka dominuar plotësisht, ndërsa shkëlqeu sidomos në raundin e dytë.

Ajo realizoi goditje të forta, ndërsa japonezja u gjend në nokdaun.

/Gazeta Olle/

Reagon Reja për kritikat ndaj “Air Albania”

Përfundon me sukses faza e parë e kursit të trajnerëve për Licencën B – UEFA