Ky është moduli më i paparë ndonjëherë, trajneri i Argjentinës me reshtim 2-3-5, fiton 6-0

Jorge Sampaoli, trajneri i sapo emëruar në krye të stolit të Argjentinës ka çuditur të gjithë tifozët me reshtimin e skuadrës së tij në modulin 2-3-5 në ndeshjen kundër Singaporit.

Argjentina fitoi 6-0 me golat e shënuar nga Correa, Gomez, Paredes, Alario dhe Di Maria, ndërsa shumë tifozë e cilësuan si të rrezikshme këtë modul loje nga ish-trajneri i Sevillas.
Në fakt, ‘eksperimenti’ rezultoi i suksesshëm, edhe për faktin se përballë kishte një kundërshtar të lehtë.
Por, idetë e Sampaolit u shfaqën që në ndeshjen e tij të parë në pankinën e Argjentinës, ku pak ditë më parë fitoi 1-0 në miqësoren e luksit kundër Brazilit me modulin 3-4-3.

Screenshot_2017-06-14-01-33-14-1

 

download