Ky është mesazhi i tifozëve të Romës për futbollistët e kësaj skuadre

“Turp për ju, jeni për të ardhur keq”. Ky ishte mesazhi që tifozët ultras të Romës e kanë vendosur në qendrën stërvitore në Trigoria sot.

Tifozët verdhekuq e kanë konfirmuar edhe një herë që nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e Romës këtë vit, ku prej gjashtë ndeshjeve të fundit në “Olimpico”, ekipi i Rudi Garcias ka marrë plot gjashtë barazime. /Gazeta Olle.

cats