Ky është Manchesteri i vërtetë

Manchester United e ka fituar kryendeshjen e javës në Premierligë duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat të pastër, 3:0.

Skuadra e Louis Van Gaal shkoi në epërsi falë golit të Marouane Fellainit në minutën e 9-të, derisa shifrat i dyfishoi Michael Carrick në të 19-ën. Rezultatin përfundimtar e vendosi Wayne Rooney në të 34-tën.

Në ndeshjen tjetër, Evertoni mundi Newcastlen 2:0.