Ky është lojtari që pritet ta zëvendësojë Fanol Perdedajn (FOTO)

Fanol Perdedaj nuk është ftuar për ndeshjen me Turqinë, pas sezonit zhgënjyes me Munchen 1860, me të cilën skuadër u largua nga Bundesliga 2.

Pavarësisht largimit, ai kaloi shumicën e ndeshjeve në bankinë këtë vit.

Mirëpo, përzgjedhësi Albert Bunjaku duhet të gjejë zëvendësuesin e tij, dhe ai pritet të jetë Mërgim Vojvoda, shkruan Gazeta Olle.

Lojtari ka zhvilluar shumicën e ndeshjeve me Excel Mouscron në elitën e futbollit belg.

Ky nuk pritet të jetë ndryshimi i vetëm në formacion, nga takimi i muajit mars, i luajtur me Islandën.

Vojvoda

Enis Alushi, pas rikthimit nga pezullimi pritet të luajë titullar, përkrahë Hekuran Kryeziut, kurse Herolind Shala pritet të kthehet në bankinë, shkaku i ndeshjeve të pazhvilluara me Kasimpasan në Turqi.

Gjasa për të luajtur titullar tani ka edhe Donis Avdijaj, i cili në ndeshjet e fundit luajti titullar me Schalke 04, duke shënuar edhe një gol.

Dilema për të mbetet se kë do ta zëvendësojë.

Vojvoda

alushi

avdijaj 1