Ky është komenti i Lirim Kastratit pasi e humbi rastin ideal i vetëm para portierit

Kosova ka arritur fitoren e parë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Dardanët kanë arritur fitore minimale 1-0, në udhëtim te Gjeorgjia, me golin e Vedat Muriqit në minutën e 18-të, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, Lirim Kastrati foli për SuperSport Kosovën, ku edhe u shpreh i lumtur pas fitores së sotme.

“Tash u kthym ne zanatin e vjetër, të humbim shanset. Unë e humba shansin, jam i lumtur për fitoren e parë.Jemi më të motivuar për ndeshjen ndaj Greqisë, besoj jo veç unë por të gjithë kemi me dhanë maksimumin”, tha fillimit Kastrati.

“Nuk do të ndalemi. Edhe me pas ardhë me ekipin ndoshta e kisha humb atë shans. Nuk ka lidhje si kam ardhë, do të ndihesha keq nëse nuk do të kishim fituar. Shumë i sigurt që do ta kalojmë edhe me sukses ndaj Greqisë, sepse do të kemi edhe Milotin”, përfundoi ai.

/Gazeta Olle/

Challandes shumë i lumtur me fitoren e Kosovës, tregon cili futbollist është shumë i rëndësishëm për ekipin

Vedat Muriqi: Gjithmonë kam thënë nuk është me rëndësi kush shënon Vedati apo dikush tjetër, me rëndësi fitorja!