Të hënën pati risi tek skuadra e Gjilanit, shkruan Gazeta Olle.
“Skifterat” njoftuan se kryesia ka pranuar kërkesën e Gentian Mezanit për dorëheqje teksa poashtu bënë të ditur se trajner i përkohshëm i skuadrës do jetë drejtori sportiv, Sallah Sherifi.
E ndaj këtij lajmi nuk mundi të qëndroj indiferent trajneri karizmatik dhe miku i Sherifit, Ismet Munishi.
Shefi i shtabit teknik të Ballkanit shfrytëzoi rastin t’i uroj suksese trajnerit të ri të skuadrës dhe klubit të Gjilanit duke shprehur gjithashtu respekte edhe për Presidentin e klubit./GazetaOlle/