Ky është komenti i Gerti Shimës për përjashtimin e Pejës

Ish-basketbollisti i Pejës, Gerti Shima, në një prononcim për gazetën, e ka shprehur keqardhjen që qyteti i Pejës nuk do ta ketë më klubin e basketbollit në elitë.

“I kam ndjekur me shumë vëmendje finalet e Pejës dhe mund të them që ky ekip është kryesori në kampionatin e Kosovës, e sidomos në vitet e fundit me rivalitet kundrejt Prishtinës. Përkundër problemeve financiare, ky ekip përsëri arriti që të shkojë deri në finale. Mirëpo, mendoj që tërheqja nga loja ishe një vendim i nxituar, pasi që Peja ishte tërhequr edhe në Kupën e Kosovës, të zhvilluar në Gjakovë, dhe ky rast i përsëritur do të duhej të dihej që do të kishte pasoja të rënda”, deklaroi Shima për Gazetaolle.com.

“Përgjegjësia nuk është vetëm e kryetarit Art Gashi por edhe e anëtarëve të tjerë të klubit, që më duhet të them se jan amatorë në fushën e basketbollit. Më vjen keq për qytetin e Pejës, pasi që kam përjetuar vetë dashurinë që e kanë për basketbollin dhe mbështetjen që e japin Shqiponjat për këtë klub. Uroj që të gjenë forcë që të kalojnë këtë sezon, që siç nisi i gabuar dhe i paorganizuar, ashtu edhe përfundoi. Kam besim të madh që me mbështetjen e tifozëve, ky ekip do të rikthehet aty ku e ka vendin, për t’i synuar titujt kryesorë”, përfundoi Shima.