Ky është hoteli superluksoz ku po qëndron Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar drejt Gjeorgjisë, atje ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Ekspedita e Kosovës tashmë ka mbërritur në Batumi dhe është akomoduar në hotelin Sheraton, ndërsa pasdite nga ora 17:00 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit.

Ekipi kombëtar ka udhëtuar në orët e hershme të mëngjesit nga Prishtina për Batumi me “Charter”, në një udhëtim tejet komod dhe tashmë është akomoduar në njërin nga hotelet më të mira në vend, nga ku lojtarët do ta gjejnë qetësinë që të jenë gati për sfidën shumë të rëndësishme që e luajnë nesër nga ora 18:00 në Gjeorgji, në stadiumin “Batumi Arena” stadium ky që shënon edhe inaugurimin pasi është ndeshja e parë zyrtare që luhet aty.

Më poshtë mund t’i shihni disa foto nga hoteli ku do të qëndrojë ekipi ynë kombëtar.

Lirim Kastrati nuk udhëton me Përfaqësuesen e Kosovës në Gjeorgji, kjo është arsyeja

Gjyqtari kosovar ndan drejtësinë në ndeshjen Francë – Bosnjë e Hercegovinë