Ky është goli i bukur i Armando Brojës në fitoren e thellë të Vitteses

Sulmuesi shqiptar i Vitesses, Armando Broja, është rikthye protagonist në kampionatin holandez, pas një mungese disi të gjatë.

Sulmuesi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, ku iu desh kohë të merrte vetën.

19-vjeçari mungonte si titullar që nga 5 dhjetori i 2020, teksa në ditën e sotme ai ishte startues në ndeshjen ndaj Emmenit, ku skuadra e tij fitoi me rezultat 4-1.

Fillimisht Broja asistoi mjaft bukur në minutën e 9-të, për shokun e skuadrës Oussama Tannane, që shënoi golin e 2-0.

Shqiptari nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 49-të, ku Tanane i kthen “borxhin” shqiptarit, i cili shënoi për 3-0.

Një paraqitje fantastike kjo e futbollistit 19-vjeçar, i cili u zëvendësua në minutën e 77-të.

Në këtë ndeshje te Emmen luajti nga minuta e parë Donis Avidjaj. /Gazeta Olle/