Ky është dënimi që mori Mali i Zi nga UEFA

Për dallim nga sfida Serbi-Shqipëri e cila pa në fushën e lojës huliganë serbë dhe e cila u ndërpre, sfida Mali i Zi-Rusia, solli një vendim të dyshimtë nga UEFA.

Kjo e fundit ka vendosur që ta dënojë Malin e Zi me dy ndeshje pa praninë e tifozëve, pasi një tifoz i tyre e qëlloi me fishekzjarr portierin e Rusisë, raporton Gazeta Express.

Rusia gjithashtu mori fitoren 3:0 në tavolinë. E, të kujtojmë se UEFA ia kishte akorduar Serbisë fitoren 3:0 në sfidën kundër Shqipërisë, edhe pse incidenti ndodhi në Beograd.

Federata Shqiptare e Futbollit është ankuar për këtë vendim dhe shumë shpejtë do të shpallet vendimi i fundit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.