Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 19-të të BKT Superligës edicioni 2021/2022.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve konform dispozitave të Rregullores disiplinore, mori vendim për dënimin me dy ndeshje moslojë të futbollistit të Drenicës, Fatlum Gashi, shkruan Gazeta Olle.
Sipas Komisionit Disiplinor, ndërhyrja në lojtarin kundërshtar ishte e pakontrolluar.
Vendimi i plotë i Komisionit Disiplinor:
Lojtarit i KF ”Drenica” me nr fanelle 18 Fatlum Gashi dhe nr ID 000225M94. Ndërhyrje e pakontrolluar në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Drenica-Gjilani.Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
/Gazeta Olle/