Ky është dënimi i Chelseat për dy tifozët racist

Chelsea ua ka ndaluar hyrjen në stadiumin “Stamford Bridge” dy tifozëve që kanë qenë pjesë e aktit racist, ku tifozët anglez nuk e lanë një person me ngjyrë që të futet në metro.

Në anën tjetër, Policia metropolitane e ka nisur kërkimin edhe për tre tifozë tjerë, pamjet e të cilët tashmë veç se janë nxjerrë. Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, Chelsea pritet të marrë vendim të njëjtë edhe për ta.