Vitia – Kamenica është derbi i Ligës së Dytë, që do të përcaktojë skuadrën që hynë në Ligën e Parë. Takimi do të luhet të dielën në Viti, kurse drejtohet nga gjyqtari i Superligës, Mervan Bejtullahu.
Vitisë i duhet fitorja dhe barazimi për të hyrë direkt në Superligë, kurse Kamenicës vetëm fitorja. Cilado që dështon në këtë sfidë, do të ketë edhe një mundësi për të hyrë në Ligën e Parë, përmes barazhit. Takimi në fjalë është i vlefshëm për javën e fundit (22) të grupit B.
Nga grupi A, Luftëtari i Brekocit e ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Parë. Në barazh luan Behari i Vitomiricës.
Orari dhe gjyqtarët
Liga e Dytë – Java 22
Grupi A – E shtunë
Leshani – Minatori
(A. Fazlia, F. Nagavci, E. Kuqi)
E diel
Luftëtari – L. Baranit
(B. Meholli, E. Emini, F. Sadiku)
Opoja – Behari
(Ad. Krasniqi, B. Kabashi, Ar. Krasniqi)
Grupi B
E shtunë
Bashkimi – 18 Korriku
(Sh. Murtezi, P. Jakupi, M. Kadrija)
E diel
Ardhmenia – Vjosa
(V. Bajgora, B. Raqi, L. Selmani)
Kaolini – Besëlidhja
(A. Jakupi, B. Bunjaku, G. Ibrahimi)
Vitia – Kamenica
(M. Bejtullahu, D. Preniqi, F. Sekiraqa)
- Çanga – Rinia
(V. Musolli, K. Maloku, L. Statovci)
(Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00)