KV Drita protestë para objektit të MKRS-së, kampionia shpreh pakënaqësi në lidhje pakon e rimëkëmbjes

Klubi volejbollistik Drita, ka paralajmëruar protestë paqësore të martën (30 nëntor) para objektit te Ministrisë Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Kampionia e Kosovës në paralajmërimin e protestës ka dhënë edhe sqarime rreth kësaj proteste, derisa ka theksuar pakënaqësit e tyre ndaj MKRS-së.

Ekipi gjilanas do të protestoj në lidhje me rimëkëmbjen e propozuar nga MKRS-së për ndihmën e aktivitetve të ndryshme sportive, por edhe klubeve të ndryshme në Kosovë. Sipas skuadrës së Dritës, nga rimëkëmbja në fillim ka pasur të fitojë 20 mijë euro, por që më vonë kjo shumë është mbi 50% dhe kjo ka shprehur pakënaqësi në klubin gjilanas.

Postimi i plotë:

‘KV Drita të martën më 30 Nëntor 2021, në orën 11:00 para objektit të MKRS-së do të organizojë protestë paqësore. Protesta jonë do të jetë me numër të vogël të pjesëmarrësve. Protesta do të zgjasë 18 minuta! Do të shpalosim 18 pankarta!

Numri 18 simbolizon titujt e kampionit dhe kupat e fituara nga KV Drita në dekadën e fundit.

Sqarim rreth arsyes për protestë:

KV Drita nga pakoja e Rimëkëmbjes do të ndihmohet me shumë qesharake në raport me ndihmën e ndarë për klube e OJQ tjera, që nuk i përafrohen aktivitetit dhe rezultateve tona. Ky krahasim dhe kjo pabarazi është nënçmuese dhe e papranueshme!

MKRS fillimisht kishte bërë projeksion buxhetor për ndihmë mbi 20.000€ për KV Drita, që më pas është zvogëluar më shumë se 50%.

Ne si klub nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë shumën e zvogëluar, e cila është paraqitur në listën preliminare të përfituesve e shpallur me datën 22.11.2021 nga MKRS- Departamenti i Sportit.

Shuma e cila ishte paraqitur në këtë listë preliminare është nënçmuese për ne si klub, e akoma më poshtëruese ndaj nesh e bënë fakti kur ne e kuptojmë se ajo është zvogëluar duke dashur që me pjesën tonë, të behet nder me të tjerët.

Nuk është zgjidhje ajo që MKRS e ka zgjedhur, duke u marrur të tjerëve shumat që u kishte premtuar dhe duke dhënë tjerëve, për të bërë favore në kurriz të klubit dhe sportit tonë!

Kjo është hera e parë që i jepet mundësi të gjitha klubeve që janë të regjistruar si OJQ të konkurrojnë për të përfituar nga pako ringjalljes dhe këtë herë MKRS nuk e ka parë të arsyeshme që një klub, i cili është më i trofeshmi dhe i vetmi në sportin kosovar për femra i cili ka marrë pjesë në të gjitha garat e mundshme Evropiane nga Champions League, CEV Cup, Challenge CUP, Balkan Cup, të ndihmohet përmes meritave të arritura’, reagon KV Drita-femrat.

Feronikeli kërkon lojtarin e 12-të ndaj Ballkanit: Klubit i nevojitet mbështetja juaj, t’i përkrahim ata që na dhuruan shumë trofe

Prishtina shënon fitore të thellë në udhëtim te Ulpiana