KV Drita fituese e turneut ndërkombëtar

 

Dy ekipe nga Kosova kanë qenë pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar të organizuar nga Klubi i Volejbollit “Nakovski Volley” nga Strumica e Maqedonisë së Veriut me 10/11 Shtator.

Drita dhe Skenderaj nga Kosova, Rabotniçki nga Shkupi si dhe ekipi nikoqir ishin pjesëmarrëse.

Në ndeshjet gjysmëfinale u takuan, Drita vs Nakovski Volley dhe Skenderaj vs Rabotniçki.

Drita arriti që të fitoj ndeshjen e parë me rezultat 3:0, ndërsa të Skenderaj nuk ishte me fat dhe humbi nga Rabotniçki me rezultat 2:3 në sete.

Në ndeshjen për vend të tretë ekipi i Skenderajt arriti të mposht Nakovski Volley 3:0, ndërsa Drita në finale mundi Rabotniçkin 3:1 në sete.

Ish-sulmuesi i Liverpool përfshihet në një aksident trafiku

Larg “Fadil Vokrrit” dhe pa tifozë, ja ku e zhvillon Prishtina ndeshjen ndaj Malishevës