Ekskluzive: Kushtrim Gashi flet rreth lëndimit më të rëndë në karrierën e tij, dhe rikthimin te Prishtina pas një kohe të gjatë

Në fund të edicionit të kaluar, mesfushori i Prishtinës, Kushtrim Gashi nuk arriti të mbyllë stinorin për shkak të një lëndimi.

Gashi ishte lënduar para duelit Prishtina – Gjilani, në Finalen e Kupës së Kosovës, por dëshira e madhe për të qenë pjesë e finales, e bëri që të startonte nga minuta e parë, por për fatin e tij të keq, nuk arriti të zgjas më shumë se 45 minutat e para të takimit.

photo by: @Shpend Ahmeti

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE, Kushtrim Gashi flet rreth lëndimit i cili sipas tij, ishte më i rëndi me të cilin është përballur gjatë gjithë karrierës së tij.

“Formën fizike gradualisht po shkoj duke e përmirësuar ndeshje pas ndeshje, gjashtë muaj larg fushës, rikuperimi ishte i vështirë nëse flasim të drejtën ishte hera e parë që kisha një intervenim, dhe duhej një kujdes pak më ndryshe, por vullneti dhe dëshira ime për të u rikthyer sa më shpejtë bëri t’i mposht të gjitha problemet që i kisha”. theksoi Gashi.

Pas rikthimit të Gashit, dhe disa ndryshimeve te Prishtina, tashmë skuadra nga kryeqyteti është në luftë për Kupën e Kosovës, dhe objektivi kryesor prite të jetë dalja në arenën ndërkombëtare, këtë e konfirmon dhe mesfushori pejan.

“Objektivi me Prishtinën këtë vit është sigurimi i pjesëmarrjes në garat evropiane, ne tashmë jemi në garë për Kupën e Kosovës, por nuk do të dorëzohemi sepse deri në fund të kampionatit ka akoma shumë ndeshje, dhe deri në përfundim janë shumë pikë në dispozicion”

photo by: @Shpend Ahmeti

Ndërsa për në fund, njëri nga mesfushorët më kualitativ në futbollin vendor, theksoi se duhet të jemi gjithmonë të bashkuar, dhe të luftojmë në të gjitha përballjet për të arritur maksimumin.

“Mesazhi im për tifozët është që do jemi si një grup i fortë dhe një familje, që deri në fund të luftojmë me të gjitha forcat për të arritur objektivat që klubi ka, gjithmonë duke bërë maksimumin për Prishtinën”. përfundoi intervistën Kushtrim Gashi.

/Gazeta OLLE/

Zekirija Ramadani flet para ndeshjes me Fushë Kosovën: Kërkoj serizoitet maksimal nga lojtarët

Përfundojnë duelet Egnatia – Dinamo City dhe Laçi – Skënderbeu, këto janë rezultatet