Kushtrim Gashi: Ballkani sërish për titull, gara shumë e vështirë

Mesfushori i Ballkanit, Kushtrim Gashi, mendon që suharekasit do të jenë sërish në garë për titullin kampion.

Duke folur për ndeshjen ndaj Besës, ai e komentoi edhe për potencialin e skuadrës pejane, përcjellë Gazeta Olle.

“Me lojën që treguam ndaj Besës, besoj që përsëri do të jemi në hap për titullin kampion”, deklaroi Gashi në “2 me 1”.

“Sigurisht që lufta për titull do të jetë shumë e vështirë, pasi që të gjitha skuadrat kanë marrë lojtarë shumë cilësorë, prandaj mendoj që do të jetë gara më e vështirë për titull”.

“Ndeshja ndaj Besës normalisht që ishte pak më ndryshe për mua, sepse vi nga ajo anë. Te Besa pashë lojtarë të ri shumë të mirë dhe entuziastë, por nuk e di nëse do të mjaftojnë për të mbijetuar”, shtoi Gashi.

Ballkani mundi Besën në Brestovik me shifrat 4:1. /Gazeta Olle/

🚨 MOMENTI KONTRAVERS 🚨Yll Hoxha me koment interesant për festën e Bedri Grecas ndaj SC Gjilanit! 🤫➡️ bit.ly/3mFOgCn

Gepostet von Gazeta OLLE am Montag, 21. September 2020