Kushtet katastrofale nuk i ndaluan Istogun dhe Dukagjinin të luftojnë deri në fund, ja si shkoi takimi në “Demush Mavraj”

Në një terren shumë të vështirë për lojë për shkak të kushteve atmosferike, Dukagjini arriti që të shënojë fitore me rëndë si të madhe me rezultat 1-2 përballë Istogut, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës.

Në minutën e 28′ mysafirët kaluan në epërsi, ishte Altin Merlaku që brenda zonës goditi saktë, shkruan Gazeta Olle.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1.

Në pjesën e dytë vendasit ishin më kërkues dhe fituan një penallti në minutën e 65′ , të cilën e humbi Qëndrim Jahaj.

Mirëpo, pas shtatë minutash, erdhi goli i barazimit nga Ragim Mazrekaj i cili realizoi nga 20 metra largësi.

Vetëm një minutë më vonë mysafirët e rikthyen epërsinë, ishte Abedin Merlaku që shënon me kokë për rezultatin 1:2, për ti dhuruar fitore ekipit nga Klina.

Ndeshja e kthimit zhvillohet me 21 Prill, në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë.

/Gazeta Olle/