Kush u zgjodh Kryetar i Shoqatës së Trajnerëve?

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, (FFK), është mbajtur mbledhja e Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës, me ç’rast u bë zgjedhja e kryetarit.

Në fakt, mandatin e kryetarit e vazhdoi trajneri i mirënjohur kosovar, Ajet Shosholli.

Ky i fundit e drejton edhe skuadrën e Trepçës në elitën e futbollit kosovar.