Kush sipas Liridon Kukajt do ta ndjek titullin?

Prishtina po përgatitet maksimalisht për stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi nga kryeqendra e Kosovës, një nga fazat përgatitore e ka kryer edhe në UlqinMalit të Zi, me ç’rast i zhvilloi edhe disa ndeshje miqësore.

Të dielën, ekspedita ‘bardhekaltër’ u rikthye në kryeqytet.

Mbrojtësi Liridon Kukaj, vlerëson se Prishtina është përgatitur shumë mirë. “Faza përgatitore në Ulqin ka shkuar shumë mirë. Dihet se kjo fazë është pak e mundimshme por çdo gjë shkoi mirë. Kemi zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese të cilat na kanë shërbyer për ta përmirësuar lojën tonë”, i ka thënë Liridon Kukaj, Gazetës ‘Olle’.

Në pyetjen se kush sipas Kukajt do ta ndjek deri në fund titullin, ai deklaroi: “Të gjitha ekipet që janë në pjesën e epërme të tabelës. Do ta kisha veçuar Hajvalinë dhe Trepçën ’89”.

Prishtina në vjeshtë tuboi 25 pikë për tu ‘stacionuar’ në vendin e pestë.