Kush po thotë se Ramos nuk është i lumtur në Real?

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, beson se mbrojtësi Sergio Ramos nuk është i lumtur në ‘Santiago Bernabeu’.

29-vjeçari raportohej se ka vendosur të largohet nga “Los Blancos” dhe është duke mësuar gjuhën angleze për t’u transferuar në Premierligë.

Calderon thotë se presidenti aktual, Florentino Perez, nuk është i fokusuar që ta mbajë spanjollin në klub.

“Është e qartë që ai nuk është i lumtur sepse presidenti ka refuzuar t’ia zgjasë kontratën. Mendoj se ky është ndëshkim sepse Ramosi e përkrahi Carlo Ancelottin publikisht. Ai tha se ishte gabim që e shkarkuan dhe po e mbron edhe Iker Casillasin”, ka thënë Calderon për “talkSPORT”.

Besohet se United do ta transferojë Ramosin si pjesë e shitjes së David De Geas, që po kërkohet me ngulm nga “Mbretërit”.