Kush po ndjen keqardhje për Lovrenin?

Skuadra e Liverpoolit, u eleminua nga Evropa Liga, duke u mposhtur në penallti. Trajneri i Liverpoolit Brandan Rodgers, thotë se ndjenë keqardhje për mbrojtësin Dejan Lovren, i cili humbi penalltin, vendimtare për t’i dhënë kuafikikin tutje skuadrës turke, Beshiktash.

“Më vjen shumë keq për Lovren,pasi ai zhvilloi një ndeshje jashtëzakonisht të mirë. Jemi të zhgënjyer me eleminimin nga kjo garë. Kishim mundësit tona në pjesën e parë të cilat nuk i shfrytëzuam por, ky është futbolli”, deklaroi Rodgers.