Kush po kërkon të luaj me Përfaqësuesen e Kosovës?

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë këtij muaji do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me skuadrat gjermane Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen.

Mirëpo, një kundërshtar i mundshëm gjatë këtij viti mund të jetë edhe Përfaqësuesja e Panamasë. “Panamja ka kërkuar që të luaj me Kosovën. Nuk kemi vendosur ende asgjë”, ka thënë aranzhuesi i ndeshjeve miqësore të Kosovës, Agron Selimi për Kohën Ditore.