Kush po e kërkon Ujkanin?

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, është objektivi i Frosinones. Lajmin e bëri të ditur portali italian “Atuttapagina.it”. që shkruan se verdheblutë në sezonin e tyre të parë historik në Serie A duan t’ia besojnë portën një lojtari që ka një eksperiencë të mirë.

Emri i parë në listën e hartuar nga klubi është ai i Samir Ujkanit, portierit shqiptar 27-vjeçar në pronësi të Palermos.

Ujkanit i përfundon kontrata me klubin sicilian. Nëse Palermo nuk do të rinovojë me Ujkanin, atëherë Frosinone do të hidhet në sulm për portierin shqiptar, që numëron 47 paraqitje në Serie A me fanellat e Palermos dhe Novaras.