Kush po e kërkon Alaban?

Sipas gazetës prestigjoze spanjolle, ‘AS’, mësohet se Real Madridi është duke kërkuar shërbimet e Alabas.

Mbrojtësi i krahut të majtë është duke shkëlqyer me skuadrën e Bayernit dhe është njëri nga lojtarët kryesor të Pep Guardiolës.

Pasi e transferoi Toni Kroosin, Reali tashmë është duke kërkuar të marrë nga Bayerni edhe Alabën, kontrata e të cilit me bavarezët skadon në vitin 2018.