Kush i mungon Lavezzit?

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi, aludon për një kthim në Napoli në verë, dhe pranon se i mungon Italia.

Sulmuesi argjentinas kaloi pesë vjet në Napoli në mes viteve 2007 dhe 2012, duke bërë mbi 150 paraqitje para se të lëvizte për në Francë në një marrëveshje 26 milionë euro me PSG-në.

“Më mungon Italia”, e pranoi Lavezzi në një intervistë për Sky pas barazim me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

“Mund  të luash bashk me [Gonzalo] Higuain? Përse jo? Nëse unë vendosi të lrgohem, zgjedhja e parë do të jetë Napoli. Mbetet të shihet se çdarë do të ndodh”, pohoi Lavezzi, transmeton ‘Gazetaolle’.

“Unë jam me PSG-në tani. Në fund të sezonit do ta shohim se çfarë do ndodh”, nënvzoi Lavezzi.