Kush mund ta pasojë Challandesin te Kosova? Përgjigjet Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Kosovës së Kosovës, Agim Ademi është pyetur  se kush mund ta pasojë Bernard Challandesin te Përfaqësuesja.

Dardanët i ndanë rrugët me strategun zviceran për shkak të rezultateve të dobëta në kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”, derisa nga sot do të shikojnë për një trajner të ri.

Ademi  ka thënë se fillimisht do t’i përfundojnë edhe dy takimet e mbetura, për të vazhduar më pas bisedimet për trajnerin e ri.

“Nuk kemi ende ndonjë përzgjedhje për trajnerin e ri, por që do të vazhdojmë për dy ndeshjet e radhës dhe më pas do të shikojmë se kush është opsioni”, ka deklaruar kreu i FFK-së.

Ende nuk ka ndonjë emër se kush mund ta pasojë Challandesin te Kosova, por që në ditët e ardhshme do të ketë opsione se për kë mund të shkohet.

A do të paguhet Challandes për pjesën e mbetur të kontratës së tij? Kjo është përgjigja e Agim Ademit

Pas shkarkimit, “Dardanët” kanë një mesazh për Challandesin