Kaloni në dark mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë ditës.

Kaloni në dark mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë ditës.

Kush janë pesë talentët që pritet të shpërthejnë në Superligën e Kosovës në futboll, njëri nga ta është lojtar i lirë

Superliga e Kosovës në sezonin e ri pritet të jetë më interesantja që nga paslufta. Përforcimi i skuadrave është në vlugun e madh dhe të gjitha skuadrat kanë bërë ndryshime të mëdha nga pankina e deri tek transferimet e ndryshme.

Se Superliga po bëhet ligë gjithnjë e më cilësore, tregon fakti se talentët nga Kosova po bëjnë hapa të madh në karrierë nga futbolli kosovar. Rasti i fundit ishte transferimi i Valmir Veliut nga Llapi në Superligën e Turqisë.

Por fatin e Veliut mund ta ndjekin edhe shumë talentë të tjerë kosovarë që kanë potencial të madh.

Ernis Topalli pritet të ketë më shumë minuta te Prishtina dhe të  tregoi cilësitë që posedon.

Edicion shpërthues në Superligë pritet të jetë edhe për Lindon Emërllahun. Ilir Daja i ka dhënë minutazhën që në fillim dhe mesfushori i ri pritet të shkëlqejë në sezonin e ri.

Ardi Qorri bëri bujë me performancën e tij te juniorët e Ferronikelit, dhe talentin e tij e vërejti Batatina duke e transferuar te Llapi. Qorri pritet të jetë pasues i Veliut te skuadra llapjane.

Albin Prapashtica pritet të jetë një nga talentët që pritet të lë gjurmë në Superligë. Huazimi te Vllaznimi e ka ndihmuar shumë talentin prishtinas dhe pritet performancë e lartë nga ai me Munishin trajner.

10-shi i Ferronikelit, Ibrahim Cërvadiku llogaritet si Modrici i ri kosovar. Vetëm 19 vjeç, talenti nga Drenasi po kërkohet edhe nga skuadra jashtë vendi, Turqia e Kroacia. Dëshira e tij është që të luaj edhe për një edicion në Superligë, por që ende s’ka vendosur se për cilën skuadër do të luaj. Se çfarë talenti ka Cërvadiku, mund të shikoni videon e mëposhtëme.

FIBA Eurobasket 2025: Dardanët stërviten në Danimarkë

Distria Krasniqi siguron medaljen, kalon në finale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”

Reklama