Kush ishte më meritori për fitoren ndaj Vëllaznimit sipas Sejdiut?

Gani Sejdiu është shprehur shumë i lumtur pas fitores së rëndësishme ndaj Vëllaznimit, pasi që sipas tij ky takim ishte mjaft i vështirë për Feronikelin.

“Ndeshjet si kjo janë gjithmonë të rrezikshme, sepse skuadrat vijnë duke mos pasur çfarë të humbin. Deri sa e shënuam golin e parë, skuadra ishte në një presion të dukshëm psikologjik. Po luajmë shumë mirë në mbrojtje dhe në sulm dhe kjo paraqitje me disiplinë është më meritorja për suksesin tonë”, theksoi Sejdiu për ‘Supersport’.

Feronikeli fitoi me rezultat 3:0.