Kush i bëri përforcimet e duhura?

Dikush më shumë e dikush më pak. Dikush me afrikanë e dikush me aziatikë.

Skuadrat elitare në këtë afat kalimtar ishin mjaft aktive. Njohës të rrethanave të futbollit kosovar vlerësojnë se ekipet që e pretendojnë titullin e kampionit, kanë qenë më aktive në ‘merkato’.

Trajneri nga Mitrovica, Rafet Prekazi, mendon se skuadrat që e kërkojnë titullin kanë marrë përforcime me bollëk. “Normalisht se skuadrat që e duan titullin janë përforcuar shumë, dhe për mendimin tim kanë bërë ‘goditjet’ e duhura”, deklaroi Prekazi për Gazetën ‘Olle’.

Në anën tjetër, Ramiz Krasniqi thotë se përforcimet e ekipeve më së miri do t’i tregojë fusha e lojës. “Një gjë të tillë mund ta mësojmë në kampionat ose në ndeshjet paraprake. Transferet e janarit janë ‘thikë me dy teha’ pasi që disa lojtarëve ndoshta u duhet kohë që të adoptohen. Gjithsesi, konkurrenca është e shëndosh dhe shumë e nevojshme”, tha trajneri Ramiz Krasniqi.

Edhe ‘timonieri’ Sami Sermaxhaj flet për përforcimet e skuadrave kosovare.

“Ekipet që po synojnë titullin kanë transferuar lojtarë cilësor me qellim të ngritjes së cilësisë dhe mendoj qe prinë Prishtina (Shala, Ramadani, Osmani, Haxhimusa), Besa me (Dautajn, Milicajn), Hajvalia (Dragusha, Prekazi), Trepça ’89 me (Izmakun, Lushtakun), Ferronikeli me (Shabanin). Pritjet janë që ‘lufta’ për titull do ta bëjë këtë kampionat me interesant, kurse ekipet tjera hiq Dritën, që ka realizuar transferime domethënëse për të ngritur cilësinë e lojës, të tjerat kane realizuar transferime sa për të plotësuar numrin e lojtareve”, potencoi Sami Sermaxhaj.