Kush është Willie Kemp, përforcimi i Sigal Prishtinës? (VIDEO)

Willie Kemp dhe Anrew Warren janë dy përforcimet e fundit të Sigal Prishtinës, të cilat u konfirmuan në konferencën për shtyp nga drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Florian Miftari.

Kemp (28-vjeçar) ka luajtur më parë në skuadrat si Dakota Wizards, Etoile du Sahe, Astrum Levice, Gaz Metan, Venspils, dhe së fundi në Trefl Sopot.

Në videon e fundit të tij në youtube, shihet se është lojtar me cilësi të larta. /Olle