Kush është ky?

Këtë që po e shihni në foto, nuk është tifoz i thjeshtë si gjithë të tjerët. Ai në ndeshjen e sotme, Drenica – Besa, kishte një mision zyrtar – të bëjë vlerësimin e gjyqtarëve.

Ai është Ibrahim Delibashzade, i cili në foton e dërguar në redaksinë tonë, shihet me syze, dhe duke ngrënë fara.

Delibashzade sot vlerësoi gjyqtarin kryesor, Besort Kosumi, me notën 3.5. Anësoren e parë, Lumturije Muhadri, po ashtu me 3.5, kurse anësorin e dytë, Fatmir Sekiraqa me notën 3.

Të tre gjyqtarët, sidomos kryesori sot morën lëvdata nga trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili një javë më herët kishte akuzuar ata për humbjen 1:0 ndaj Istogut.

Takimi i sotëm u fitua 3:0 nga Drenica. (Gazeta Olle)

ibrahim delibashzaddee