Kush është ekzekutuesi më i mirë i penalltive në histori të Champions League?

Cristiano Ronaldo është ekzekutuesi më i mirë i penalltive në histori të Ligës së Kampionëve. Ylli i Real Madridit prinë në listë me 11 gola, duke e lënë në vendin e dytë ish-futbollistin tjetër të Real Madridit, Figon, me 10.

Në vendin e tretë renditet Lionel Messi i Barcelonës me 9 gola, përcjellë “Lajmi.net”.

“Top-5” kompletohet nga Thomas Muller i Bayernit të Munichut dhe Ruud van Nistelrooy, të cilët kanë shënuar nga 7 gola.

5 futbollistët tjerë që e kompletojnë “top-10” janë Alessandro Del Piero, Ronaldinho, Steven Gerrard, Robin Van Persie dhe Sergio Aguero.