Kush e fiton titullin, përgjigjet Ramiz Krasniqi

Trajneri i mirënjour, Ramiz Krasniqi, flet për përforcimet e fundit të skuadrave të Superligës, si dhe kandidatët kryesor për titull kampioni.

Sipas tij, skuadrat e kreut kanë bërë përforcime të shumta për të synuar titullin e kampionit. “Se sa do të jenë të qëlluara përforcimet do të dihet se si do të kompnohen ata në skuadër. 4-5 skuadra kanë marrë shumë futbollistë dhe normalisht që kërkojnë vendin e parë. Do të jetë kampionat shumë intersant, sidomos në 4-5 xhirot e para, ku do të shihet përgatitja fillestare e ekipeve që kanë qenë jashtë në përgatitje”, thotë Krasniqi për gazetaolle.com.

Ish-trajneri i Prishtinës dhe Feronikeli, befason teksa thotë se Feronikeli mbetet kandidati numër një për titull kampioni. “Në përgjjthësi janë 2-3 ekipe ma serioze, Feronikeli nëse vazhdon si në vjeshtë mbetet kandidati numër 1. Prishtina është Prishtinë, pastaj 89-shi kinse nuk është e interesuar, por ka skuadër kualitative. Janë edhe Besa e Hajvalia që do të bëjnë çmos për të fituar titullin. Besa ka bërë maksimumin në sjelljen e lojtarëve të fortë”, shton Ramizi.

I pyetur për Feronikelin ai tregon arsyet pse mund ta fitojnë titullin. “Ata kanë marrë lojtarë të mirë. Aty është Bhar Maliqi, kush ka punuar me të e disa se është i shkëlyeshëm. Fakti që ka luajtur në në Shqipëri, e ka tejkaluar lëndimin, dhe në Superligë po tregon formë të lartë. Janë kthyer edhe Elshani nga Drenica, është Shabani etj etj. Kanë ekip të mirë”, sqaroi Krasniqi.

Stinori pranveror nis javën e ardhshme. Feronikeli e nis nga pozita e parë. (Gazeta Olle)